Ka kohë që nuk është në Kosovë. Është Albulena Mehmeti, prej ish volejbollisteve më të mira në Kosovë, një kohë ka luajtur edhe në Itali, për Dannuziano.
Albulena sot jeton në shtetin gjerman, është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve.
“Kam disa vite qe jetoj në Gjermani.
Kam dy vajza”, tregon Albulena për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ferizajasja edhe pse është në Gjermani, e përcjellë me vëmendje volejbollin në Kosovë: “Volejbollin e Kosovës e përcjelli më shumë në rrjete sociale, aty marr më shumë informacione rreth volejbollit”.
Cila ekip është favorite për kampion në konkurrencën e femrave?
“Me sa kam parë Fer Volley më duket favorit për këtë vit!”, thotë Albulena.