Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore, 18 sete të fituara dhe asnjë i humbur. Është ky bilanci i deritanishëm i ekipit të Skënderbeut, që dominon Superligën në volejboll për femra. Korçaret fituan në sfidën e fundit 3-0 ndaj Tiranës, në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull.
Një ndeshje dhe fitore e vështirë për Skënderbeun, që vuajti jo pak për të marrë 3 pikët (25-22, 25-13, 26-25). Tirana u përpoq të rivalizojë, por gaboi në momentet e fundit edhe pse iu afrua fitores së setit në dy raste, por pa sukses.
Një fitore të rëndësishme jashët fushe korri Vllaznia, që mundi 3-2 në kryeqytet Partizanin kampion.
Shkodranet kaluan në epërsi të dyfishtë, pasi fituan 25-23, 25-18 dys etet e para, por të “kuqtë” rikuperojnë, duke fituar 25-17, 25-16 dy setet e tjera. Në setin final ka shumë emocione, me Vllazninë që fiton në pikët shtesë 18-16, duke u ngjitur në vendin e dytë.
Superliga-Femra, java e 6-të
Tirana – Skënderbeu, 0-3
Partizani – Vllaznia, 2-3
Lushnja – Flamurtari, 14 nëntor
Barleti Volley – Apolonia, 14 nëntor
Renditja: Skënderbeu 18 pikë, Vllaznia 14 pikë, Tirana 12 pikë, Partizani 10 pikë, Barleti Volley 9 pikë, Apolonia 3 pikë, Lushnja 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.