Prishtina Volley ka shënuar fitore të madhe në përballje me Vëllaznimin nga Gjakova.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 3:1 (25:18, 25:27, 25:16, 30:28) ndaj gjakovarëve, në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në volejboll.
Ndeshje me rivalitet mes prishtinasve dhe gjakovarëve, sidomos seti i dytë dhe ai i katërt përfunduan shumë ngushtë.
“Vjen fitorja e vështirë e Prishtinës”, ka shkruar Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley.
Vëllaznimi mbetet në vend të nëntë në kuotën e 0 pikëve dhe Prishtina Volley përforcon pozitën e shtatë me 7 sosh.