Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Shera Behrami, është lënduar rëndë dhe nuk do mund t’i ndihmojë shoqet në rrugëtimin drejt trofeve për edicionin 2021-2022.
Fat i keq i lojtares më të mirë, e cila është një hendikep i madh për Skenderajn, prej klubeve më të organizuara në vendin tonë.
Shera ka dhënë kontribut të madh në periudha të ndryshme dhe mungesa e saj nuk është vetëm për Skenderajn por për tërë sportin skofiar.
“Ëndrra e një kapitenje për vendin e saj!
Talenti i saj u pa shumë herët, duke u kyqyr në ekipin seniore shumë shpejt[.
Një vajzë punëtore, punonte si makineri duke mos u ndalur asnjëherë, duke qenë shembull për të gjithë se si duhet të punohet për fanellën e zemrës, pa kursyer asgjë.
Disa herë më e mira në qytet dhe Kosovë, duke treguar performancë fantastike. Të gjithë flisnin për të, të gjithë e donin në ekipet e tyre.
Fitoi gjithçka me ekipen e zemrës KV Skenderaj, duke përfaqësuar ekipen tonë ne gara Europiane. E padiskutueshme në Kombëtaren e Kosovës për shumë vite.
Por Shera ishte shumë e pa fat, ku brenda pak vitesh pësoi dy lëndime shumë të rënda, duke u rikthyer fuqishëm nga lëndimi i parë, por ky lëndimi i dytë mund të jetë një përmbyllje e karrierës së saj sportive, edhe pse të gjithë e kemi ëndërruar në një formë tjetër.
Por Shera, ti asnjëherë nuk do të harrohesh për gjithçka çka i dhe vendit tënd, do të jesh shembull për gjeneratat e reja se si duhet të punohet për ekipet e tyre, për qytetin e tyre.
Shera, mbretëresha jonë ti do i mungosh shumë ekipes sonë dhe vështirë me të zëvendësuar, por të premtojmë që rrugën që e nisem së bashku dhe qëllimet tona do i çojmë deri në fund, vetëm për ty, dhe në fund të këtij sezoni do të festojmë së bashku.
Do jesh forca jonë për të vazhduar tutje”, shkruan në faqen e KV Skenderajt.