Ferizaj po tregon lojërat më të mira duke dominuar në elitën e volejbollit të Kosovës.
Ky ekip kryeson me 21 pikë pas 7 jave, ka tre më shumë se Drita dhe pesë se Peja.
Volejbollisti me përvojë i Ferizajt, Armend Berisha, është i ngazëllyer me fitore në derbin vendas, me rezultat 3:1 ndaj Lubotenit.
Megjithatë Berisha kërkon kujdes nga klubi në dy ndeshjet vendimtare që përcaktojnë edhe kampionin vjeshtor, kundër Pejës dhe Dritës.
“Për fitoren e derbit Lokal që është zhvilluar, ka qenë ndeshje e vështirë, te them të drejtën për shkak se KV luboteni pas mungesës është rikthyer shumë fuqishëm këtë sezon e me përforcime dhe është organizuar prapë.
Por prapë KV Ferizaj është ekip që puna kolektive bëhet ashtu që edhe rezultoj me fitoren bindshëm.
Ende nuk e quajmë veten lider i Superligës për shkak se kemi edhe dy ndeshje të vështira me KV Pejën këtë vikend, po ashtu edhe KV Dritën. Këto ndeshje do të përcaktojnë liderin dhe renditje tabelare.
Shpresoj shumë që kto dy ndeshje do t’i fitojmë. Përparësia jonë është që jemi ekip i organizuar mirë dhe që luajmë shumë vite bashkë”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.