Agron Istogu: Shera njihet si lojtare e hekurt, por fati i keq e përcolli  

Volejboll

Agron Istogu: Shera njihet si lojtare e hekurt, por fati i keq e përcolli  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:37
Në të majtë është Shera Behrami, në mes Agron Istogu dhe në të djathtë Zyla Kadriu

Kur më shumti i duhej Skenderajt, volejbollistja Shera Behrami pësoi lëndim të rëndë dhe do t’i mungojë shumë klubit, si dhe sportit skofiar!

Shera, prej lojtareve më të mira në Kosovë, ka tri ligamente të këputura.

Kryetari i klubit të Skenderajt, Agron Istogu, është i shqetësuar për natyrën e lëndimit të saj po ashtu që klubi i tij do të ndjejë shumë mungesën e saj, e cila ka qenë si lokomotivë në çdo ndeshje.

Image

Agron Istogu

Istogu tha se kur Shera u kthye në formën më të mirë, e përcolli fati i keq, lëndimi që pak kush e priste.

Sporti është i paparashikueshëm, shumë herë të jep emocione të gëzimit por edhe të krijon momente shqetësuese, siç ndodhi me lëndimin e reprezentueses së Kosovës. 

Së pari Sherës i dëshirojmë sukses në operim.

Shera njihet si lojtare e hekurt pasi edhe para tri viteve pikërisht në lojën ndaj Dritës e ka lënduar gjurin, mirëpo është rikthyer në parket pas një pune intensive. 

Tani kur ishte kthyer tamam në formë shumë të mirë, ndodhi më e keqja sepse lëndimi është tepër serioz, tani ka tri ligamente të këputura dhe menisukusin e patellën të lënduara.

Ne si kryesi e klubit do i rrijmë mbrapa deri në shërimin e plot të lojtares tonë sepse kjo ka jap më së shumti për këtë klub”, thotë Istogu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A pritet te kthehet si lojtare në fushën e lojës?

“Shera tanimë nuk besoj që mund të kthehet në parket sepse lëndimi është shumë serioz dhe kjo merr shumë kohē për rikuperim.

Unë Sheren e shoh tanimë ndryshe. Ti kthehet jetës së vet. Shera tanimë është e fejuar dhe pritet të martohet e të krijoj familjen e saj”, përgjigjet Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat