Sot dhe nesër luhen ndeshjet e javës së nëntë të Superligës në të dy konkurencat.
Kryendeshja e kësaj jave në konkurencen e meshkujve do të luhet në Ferizaj, ku Drita nga Gjilani do të jetë mysafire e Ferizajt.
Kjo ndeshje do të jetë përcaktuese edhe për titullin e Kampionit Vjeshtor. Ndeshje interesante për nga rëndësia pritet të zhvillohen edhe në takimet Skenderbeu-Peja dhe Prishtina Volley-Luboteni, të cilat do të jenë përcaktuese se cila nga ekipet do të vazhdojnë garat në Superligen A, respektivisht cila skuader do të pozicionohet më mirë në tabelë.

Orari femrat
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë me një minutë heshtje në nderim të qytetarëve nga Maqedonia, që tragjikisht humben jetën në aksident trafiku në Bullgari. Federata e Volejbollit e Kosovës ju shpreh ngushllime të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju deshiron shërim të shpejtë.