Tirana fiton derbin me Erzenin në Prishtinë!
Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj është shpallur fituese e Kupës Pavarësia, turne që u zhvillua për tri ditë me radhë në Prishtinë (Kosovë).
Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Arben Sako fituan 3-0 në finale ndaj Erzenit, në derbin shqiptar.
Një finale e dominuar dhe fituar me meritë nga Tirana (25-19, 25-18, 25-17 rezultati i tri seteve), që e pati gjatë gjithë kohës lojën nën kontroll, duke qenë superiore. Në takimet gjysmëfinale, dy skuadrat shqiptare patën eliminuar dy rivalët nga Kosova.