Pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit kombëtar të volejbollit (meshkuj e femra) është radha e Kupës së Shqipërisë. Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes në përfundim të fazës së parë.
Te meshkujt, në këtë event marrin pjesë vetëm 9 skuadrat e Superligës, të ndara në dy grupe. Ndërsa te femrat, në këtë event do të luajnë edhe ekipet e Kategorisë së Parë, që u bashkohen atyre të Superligës (13 skuadra në total).
Ky aktivitet ka nisur menjëherë me femrat, teksa janë luajtur takimet e Grupit A. Partizani e Vllaznia kanë fituar me lehtësi 3-0, respektivisht ndaj Club Albania e Mirditës. Ndërsa Teuta mundi 3-1 Flamurtarin.
Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të vijojnë deri në mesin e janarit me fazën e grupeve. Më pas, dy skuadrat më të mira do të kualifikohen në gjysmëfinale.
Femra – Grupi A (Java e parë)
Flamurtari – Teuta, 1-3
Vllaznia – Mirdita, 3-0
Partizani – Club Albania, 3-0
Skënderbeu (pushim)
Renditja: Vllaznia 3 pikë, Partizani 3 pikë, Teuta 3 pikë, Flamurtari 0 pikë, Club Albania 0 pikë, Mirdita 0 pikë, Skënderbeu 0 pikë.
Femra – Grupi B (Java e parë, 3/12)
Apolonia – Lushnja
Barleti Volley – Korabi
Tirana – Elbasani
Meshkuj – Grupi A (Java e parë, 3-4/12)
Vllaznia – Studenti
Skënderbeu – Farka Volley
Tirana (pushim)
Meshkuj – Grupi B (Java e parë, 4/12)
Erzeni – Elbasani
Partizani – Teuta