Vijojnë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në volejboll, teksa janë luajtur ndeshjet e para të grupit B për femra.
Skuadra e Tiranës fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Elbasanit në kryeqytet (25-12, 25-12, 25-23), ndërkohë që po 3-0 fitoi edhe Barleti Volley ndaj Korabit (25-13, 25-14, 25-14). Në këtë grup fiton edhe Lushnja, që mundi 3-0 Apoloninë në derbin myezeqar (25-17, 28-26, 25-20).
Ndërkohë, kanë nisur edhe ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë për meshkuj, ku për Grupin A, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-1 ndaj Studentit në Shkodër. Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para (25-23, 24-26), dnërsa në dy të tjerat në fushë dominoi skuadra shkodrane (25-14, 25-18).
Femra – Grupi A (Java e parë)
Flamurtari – Teuta, 1-3
Vllaznia – Mirdita, 3-0
Partizani – Club Albania, 3-0
Skënderbeu (pushim)
Renditja: Vllaznia 3 pikë, Partizani 3 pikë, Teuta 3 pikë, Flamurtari 0 pikë, Club Albania 0 pikë, Mirdita 0 pikë, Skënderbeu 0 pikë.
Femra – Grupi B (Java e parë)
Apolonia – Lushnja, 0-3
Barleti Volley – Korabi, 3-0
Tirana – Elbasani, 3-0
Renditja: Tirana 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Lushnja 3 pikë, Apolonia 0 pikë, Korabi 0 pikë, Elbasani 0 pikë.
Meshkuj – Grupi A (Java e parë, 4/12)
Vllaznia – Studenti, 3-1
Skënderbeu – Farka Volley
Tirana (pushim)
Meshkuj – Grupi B (Java e parë, 4/12)
Erzeni – Elbasani
Partizani – Teuta