Në finalen e Kupës së FVK-së të zhvilluar sonte, ekipi nga Ferizaj Fer Volley ka arritur fitoj ndaj kampiones në fuqi Dritës nga Gjilani me rezultat 1:3 në sete.
Drita mirë e nisi ndeshjen, mirëpo në fund të setit të parë Fer Volley arriti të konsolidoj radhët dhe të fitoj setin e parë. Në setin e dytë ekipi i Dritës ishte me i vendosur dhe arriti ta fitoj këtë set.
Në dy setat e radhës Fer Volley tregoj lojë më të mirë se Drita duke arritur të fitoj ndeshjen.
Valmira Ramadani pranon trofeun nga Bahri Gjinovci, president i FVK-së
Federata e Volejbollit e Kosovës uron ekipin e Fer Volley për suksesin e arritur, ndërsa ekipet pjesëmarrëse i uron për paraqitjet.
Drita Fer Volley 1:3 17:25, 25:22, 14:25, 16:25.