Fer Volley është fitues I Kupë së Federatës (FVK-së) në volejboll.
Puna e madhe e trajnerit Edon Ibrahimi, ka bërë që fundvitin të përfundojnë me trofe, duke e mposhtur në finale Dritën me rezultat 3:1 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
Fer Volley (femrat) u priten nga i pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“2 Kupa për dy skuadrat ferizajase, fituese të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës
Krenari e kënaqësi e veçantë, të pres sot në zyrën time, kampionet e volejbollit nga KVF “Fer Volley” të cilat i sollën Ferizajt, Kupën e Federatës së Volejbollit në Kampionatin e mbajtur në Gjilan. Po kështu, edhe djelmoshat e Ferizajt në KV “Ferizaj” i sollën trofeun e Kampionit, Ferizajt.
Këta janë ambasadorët më të mirë të qytetit, me energjinë e tyre, sukses plotë e me vizionin e qartë, për ta mbajtur Ferizajn në majat e kampionëve të Kosovës në volejboll, suksese këto që kanë pasur e do ta kenë mbështetjen tonë të fuqishme”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.