Vllaznia ka marrë kryesimin e Grupit A pas ndeshjeve të ditës së dytë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Shkodranët fituan me lehtësi 3-0 ndaj Farka Volley (25-23, 25-13, 25-15), ndeshje e luajtur në kryeqytet.
Tri pikët e para në këtë turne mori Tirana, që në debutimin e saj fitoi po 3-0 ndaj Skënderbeut (25-17, 25-18, 25-23). Bardheblutë e dominuan ndeshje dhe merituan fitoren, duke mos njohur ende asnjë humbje këtë sezon.
Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e dyta në Grupin B, ku spikat sfida Erzeni-Partzani.
Grupi A – Dita e dytë
Farka Volley – Vllaznia, 0-3
Tirana – Skënderbeu, 3-0
Studenti (pushim)
Renditja: Vllaznia 6 pikë, Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Studenti 0 pikë, Farka Volley 0 pikë.
Grupi B – Dita e dytë (10-11/12)
Elbasani – Teuta
Erzeni – Partizani