Gjyqtari i parë nga Kosova në seminarin 10-ditorë për avancim ndërkombëtar!
Gjyqtari nga Kosova, Istref Elezaj, udhëtoi drejt Italisë, ku do të ndjekë kursin 10-ditorë për marrje të licencës si gjyqtar ndërkombëtar, i cili mbahet në Caorle të Italisë dhe zgjatë deri më 21 dhjetor.
Në këtë seminar marrin pjesë 26 gjyqtarë nga 26 vende të Evropës.
Istrefi, njëherit, është gjyqtari i parë nga Kosova që merr pjesë në një seminar për gjyqtarë ndëkombëtar që prej pranimit të Federatës së Volejbollit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota e Federatës Evropiane të Volebollit (CEV).
FVK, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Volejbollit, kishte nominuar Elezajn dhe gjyqtarin Burim Zymeri por, për shkak të numrit të kufizuar të pjesmarrësve, është pranuar vetëm Elezaj, njofton FVK.