Janë luajtur ndeshjet e ditës së dytë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, të vlefshme për Grupin B.
Skuadra e Erzenit fitoi 3-1 ndaj Partizanit, duke udhëhequr i vetëm renditjen. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione në tri sete. Shijakasit fituan 25-23 setin e parë, ndërsa kryeqytetasit replikojnë, duke fituar 26-24 atë të dytë.
Më pas është sërish Erzeni që ka komandën e lojës, duke fituar 25-22 setin e tretë dhe 25-13 atë të katërt e krejt takimin 3-1. Kjo ishte sfida që duket se vendosi edhe për kreun e grupit.
Në takimin tjetër, Teuta fitoi 3-2 ndaj Elbasanit jashtë fushe, në një ndeshje me emocione edhe pse niveli ishte i ulët. Teuta doli dy herë përpara, duke fituar setin e parë e të tretë (25-23, 25-19), ndërsa Elbasani reagonte duke fituar atë të dytë dhe të katërt (25-20, 25-21).
Mjaft i bukur seti final, fituar nga durrsakët 16-14 në pikët shtesë, duke marrë dy pikët e para në grup.
Grupi A – Dita e tretë
Vllaznia – Tirana, 0-3
Studenti – Farka Volley, 3-1
Skënderbeu (pushim)
Renditja: Tirana 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Studenti 3 pikë, Farka Volley 0 pikë.
Grupi B – Dita e dytë
Elbasani – Teuta, 2-3
Erzeni – Partizani, 3-1
Renditja: Erzeni 6 pikë, Partizani 3 pikë, Teuta 2 pikë, Elbasani 1 pikë.