Seminari për trajnerë të volejbollit nën ligjërimin e Bujar Dervishajt.
Të enjten, 21.12.2021, do të mbahet seminari për trajnerë të volejbollit në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve me fillim nga ora 18:00.
Nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Dervishaj (anëtar i Komisionit Profesional), ky seminar ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe edukimin e mëtutjeshëm të trajnerëve kosovarë të volejbollit.
Seminari do të fokusohet në trajnime teorike dhe praktike, derisa trajnerët pjesmarrës ftohen që të paraqiten në Federatën e Volebollit të Kosovës paraprakisht, për shkak të numrit të kufizuar të pjesmarrësve, njofton FVK.