Ish nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Visar Alimehaj, ka thënë se edhe në sportin e Kosovës ka raste të abuzimeve seksuale.
Sipas tij, këtë shqetësim e ka ngritur edhe në MKRS edhe në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ish nënkryetari ka komentuar në një shkrim të gazetës tonë, i cili e sheh si shqetësim mjaft te madh abuzimet seksuale në sport.
“E kam ngrit këtë shqetësim edhe tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.
Ka raste të abuzimeve edhe në Kosovë. Disa janë lajmëruar dhe shumica as nuk lajmërohen.
Këtë punë duhet ta merr shumë seriozisht Ministria por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës”, ka thënë Alimehaj, aktualisht punon për Federatën e Volejbollit të Kanadasë.