Volejbollistja e spikatur Nazmie Ibrahimi, sot është operuar. Ajo është kapitene e Fer Volley nga Ferizaj, fituese e Kupës së Federatës.
“Është operuar me sukses kapitenja!
Pas lëndimit në ndeshjen hapëse të kampionatit, Naza pësoi një lëndim, ku në rezultatet e marra ditë më vonë u konstatua se kishte këputur ligamentet e gjurit.
Sot Naze Ibrahimi përfundoi me sukses operimin.
Ne si klub i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe e presim të rikthehet me e fortë se kurrë”, njofton KV Fer Volley.