Janë luajtur ndeshjet e raundit të pestë dhe të fundit të Grupit A në volejboll për meshkuj, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Tirana dhe Skënderbeu kanë siguruar kualifikimin në fazën gjysmëfinale pas fitoreve të arritura në këtë javë.
Tirana fitoi 3-0 (25-10, 25-15, 25-14) ndaj Farka Volley, një sfidë që vuri përballë dy ekipe që ndodhen në ekstremet e renditjes. Fitore e lehtë e Tiranës, që e mbylli këtë fazë më 12 pikë të plota, skuiadra e vetme e pamposhtur këtë sezon.
Në takimin tjetër të këtij grupi, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-1 ndaj Studentit në kryeqytet, sfidë që kualifikooi korçarët (25-13, 17-25, 25-23, 25-18). Studenti fitoi vetëm setin e dytë, shumë pak për të shpresuar te kualifikimi në gjysmëfinale.
Grupi A – Java e 5-të
Farka Volley – Tirana, 0-3
Studenti – Skënderbeu 1-3
Vllaznia (pushim)
Renditja: Tirana 12 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Vllaznia 6 pikë, Studenti 3 pikë, Farka Volley 0 pikë.
Grupi B – Java e 3-të
Partizani – Elbasani, 3-1
Teuta – Erzeni, 18 dhjetor
Renditja: Erzeni 6 pikë, Partizani 6 pikë, Teuta 2 pikë, Elbasani 1 pikë.