Skuadra turke e Vakifbank Stamboll është shpallur kampione e botës në volejboll për femra.
Në finalen e luajtur në Stamboll, ajo mundi 3-2 në finale italianet e Imoco Conegliano, në një ndeshje me emocione e rivalitet (25-15, 22-25, 25-22, 22-25, 15-7).
Për ekipin turk ky është titulli i katërt kampion bote për femra, pas sukeseve të arritura në vitet 2013, 2017 e 2018.
Ndërsa ekipi italian i Conegliano ishte kampion në fuqi, duke mos arritur ta mbrojë trofeun e fituar dy vite më parë (vjet nuk u zhvillua prej pandemisë).