Në vitin 2021 dolën në sipërfaqe disa volejbolliste të reja e të shquara, që po mahnitin edhe dashamirët e kësaj loje.
Volejbollistja Rinesa Hasani, pothuajse në secilën ndeshje e bën diferencën dhe është vendimtare për fitoret e Fer Volley-t.
Një profil të tillë pothuajse nuk e ka as Drita, as Skenderaj, as Kastrioti, as Fushë Kosova, as Prishtina F.
Një lojtare e talentuar e përplot energji, luan në pozitën e pranueses, shumë klube e lakmojnë që të kanë në radhët e tyre, vitin që e lamë pas ka qenë e frikshme për të gjitha rivalet.
20-vjeçarja ka qenë e përkryer në vitin 2021, duke i dhënë zemër bashkëlojtareve në realizimin e objektivave, nga Liga e Parë në Superligën B e tani në Superligën A dhe janë kandidate kryesore për titullin e kampionit të Kosovës.
Kryetrajneri Edon Ibrahimi ka bërë një punë të madhe në klubin e Fer Volley nga Ferizaj, e cila po jep frytet duke iu falënderuar edhe lojërave cilësore të Rinesa Hasanit me volejbolliste të tjera.
Rinesa është edhe pikëshënuesja më e mirë në secilën ndeshje dhe shquhet për pranim e sulm të fortë.
Edhe brenda klubit flasin me krenari për volejbollisten po ashtu edhe kryetrajneri Ibrahimi. Një volejbolliste që nuk e ka shoqen në elitën tonë, e cila ndër protagonistet që Fer Volley fitoi Kupën e Federatës, trofeun e parë në histori të ekzistimit si klub brenda 2 viteve.
Në një klub prej më të organizuarve në vendin tonë, nënkampione vjeshtore me 21 pikë, që kanë në radhët e tyre një volejbolliste si Rinesa, sukseset janë të pashmangshme.
Synimi i Rinesës është që të jap maksimumin në vitin 2022, të fitojnë edhe titullin edhe Kupën e Kosovës.
Një lojtare si Rinesa, kur është në fushë edhe gjërat bëhen më të lehta për kryetrajnerin e bashkëlojtaret.