Ka rinisur Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra, teksa është luajtur sfida e prapambetur e javës së 4-t në Grupin A. Ekipi i Skënderbeut fitoi 3-0 (25-12, 25-12, 25-13) ndaj Flamurtarit në Korçë, duke marrë kryesimin në këtë grup.
Një ndeshje që ishte një formalitet për volejbollistet korçare, superior në parket në të trija setet, duke e merituar fitoren. Suksesi ngjit Skënderbeun në krye të Grupit A, me 11 pikë, duke parakaluar në klasifikim Partizanin e Teutën.
Grupit A – Java e 4-t
Skënderbeu – Flamurtari, 3-0
Renditja: Skënderbeu 11 pikë, Partizani 10 pikë, Teuta 9 pikë, Club Albania 6 pikë, Vllaznia 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Mirdita 0 pikë.