Volejbolli i femrave do të rikthehet sot me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, teksa në Grupin B do të luhen sfidat e ditës së katërt.
Takimi hapës do të nisë në orën 13:00, me Elbasanin që pret në fushën e tij Korabin. Më pas, në orën 16:00 do të zhvillohen dy ndeshje në kryeqytetet.
Tirana do të përballet me Lushnjën në sallën “Farie Hoti”, ndërsa në “Feti Borova” do të zhvillohet takimi mes Barletit dhe Apolonisë.
Ndërkohë, për sa i përket Grupit A, nesër do të luhen takimet e ditës së gjashtë. Në orën 16:00 zhvillohen sfidat Partizani-Flamurtari dhe Vllaznia-Teuta, ndërsa në orën 17:00 Skënderbeu pret në Korçë skuadrën Club Albania.
Kujtojmë që vendi i parë dhe i dytë i secilit grup siguron kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, aty ku do të luhen për trofeun.