Janë luajtur ndeshjet e javës së 4-t dhe të parafundit të Grupit B, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në Volejboll për femra.
Tirana ka siguruar vendin e parë në këtë grup dhe kualifikimin për në gjysmëfinale pas fitores 3-0 ndaj Lushnjës në kryeqytet, një përballje mes dy ekipeve pretendente në këtë grup.
Takim në përgjithësi i dominuar nga bardheblutë (25-8, 28-26, 25-16), që patën epërsi në fushë. Fiton 3-0 edhe Barleti Volley, që mposhti pa problem Apoloninë (25-13, 25-17, 25-17). Tashmë barletaset dhe Lushnja luajnë javën e fundit për një biletë për më tej. Fitoren e parë në grup korri Elbasani, që mundi 3-0 Korabin (25-18 të trija setet).
Grupi A-Java e 6-të
Vllaznia – Teuta, 8 janar
Partizani – Flamurtari, 8 janar
Skënderbeu – Club Albania, 8 janar
Mirdita (pushim)
Renditja: Skënderbeu 11 pikë, Partizani 10 pikë, Teuta 9 pikë, Club Albania 6 pikë, Vllaznia 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Mirdita 0 pikë.
Grupi B- Java e 4-t
Elbasani – Korabi, 3-0
Tirana – Lushnja, 3-0
Barleti Volley – Apolonia, 3-0
Renditja: Tirana 12 pikë, Barleti Volley 9 pikë, Lushnja 9 pikë, Elbasani 3 pikë, Korabi 3 pikë, Apolonia 0 pikë.