Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, sfida që kanë dhuruar edhe surpriza.
Partizani kampion u mund 3-2 në Lushnje nga skuadra vendase (22-25, 23-25, 25-17, 25-21, 15-12). Një fitore me përmbysje e skuadrës myzeqare, që mban gjallë shpresat për më tej, ndërkohë që sfida e kthimit do të luhet në kryeqytet.
Skënderbeu kryesues i kampionatit fitoi 3-0 në Elbasan (25-9, 25-10, 25-10), një ndeshje që ishte si një stërvitore për korçaret. Po kaq lehtësisht fiton edhe Tirana, 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-6, 25-16, 25-14).
Në sfidën e fundit çerekfinale, ekipi i Barleti Volley triumfoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-17, 26-24, 25-18), një ndeshje që dhuroi emocione vetëm në setin e dytë. Sfidat e kthimit do të luhen fundjavën e ardhshme.
Çerekfinalet e para
Teuta – Tirana, 0-3
Lushnja – Partizani, 3-2
Elbasani – Skënderbeu, 0-3
Vllaznia – Barleti Volley, 0-3
Çerekfinalet e dyta
Tirana – Teuta, 28/1
Partizani – Lushnja, 28/1
Barleti Volley – Vllaznia, 29/1
Skënderbeu – Elbasani, 29/1