Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj, është i indinjuar që u anashkalua si klubi më i mirë në qytetin e Ferizajt.
Trajneri i këtij klubit, Edon Ibrahimi, ka reaguar me rastin e përzgjedhjes së më të mirit.
“Fer Volley nuk vlerësohet si klubi me i suksesshëm i qytetit!
Bravo!
Kampion të Superligës B.
Fitues të Kupës së FVK.
Kampion të Kosovës Beach Volley (senior).
Kampion të Kosovës Beach Volley ( U-22 ).
Vendi i 3 të Kosovë Beach Volley ( U-18 ).
Gjithashtu Fer Volley si fitues i kampionateve vendore arriti të prezantoj edhe kombëtaren e Kosovës në Beach Volley ku arriti ti sjell Kosovës 3 medalje Ballkanike, por pa ndonjë vlerë …!
Kosova vend i mundësive.
Më shumë nuk po tregojmë mjafton…
Suksese të gjithëve ne do të vazhdojmë të prezantojmë me krenari qytetin tonë që e duam aq shumë.
Padrejtësitë vetëm do ti tregojmë pasi për ti luftuar nuk kemi fuqi”, reagon Ibrahimi në profilin e tij në facebook.