Klub i volejbollit Der Volley nga Ferizaj, njofton se ka ndarë rrugët me volejbollisten Anamarys Diaz Mena.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi ferizajas.
“Fer Volley mbyll marrëveshjen me Anamarys Diaz Mena.
Sot edhe zyrtarisht klubi ka përfunduar marrëveshjen në mënyrë të dyanshme, klubi faleminderon Anamrysin për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, njofton Fer Volley.
Klubi nga Ferizaj lufton për titullin e kampionit të Kosovës dhe për trofeun e Ligës. Unike.