Ka nisur faza e dytë e Superligës në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e javës së 10-të. Tirana kryesuese ka qenë pushim këtë javë e megjithatë ruan kreun pa zbritur në fushë.
Në vendin e dytë ngjitet Partiznai, që mundi me lehtësi 3-0 Teutën (25-12, 25-15, 25-15). Ndeshje e dominuar nga të “kuqtë”, që morën tri pikë të rëndësishme. Humbet Erzeni, që u ndal 3-2 në Korçë nga Skënderbeu.
Skuadra shijakase kaloi dy herë në epërsi, duke fituar 25-19 e 25-16 setin e parë e të tretë. Ndërsa korçarët rikuperojnë dy herë, duke fituar me shifrat e njëjta 25-22 setin e dytë dhe të katërt.
Në setin final, Skënderbeu fiton 17-15, duke korrur një fitore me vlera, që e mban në vendin e katërt. Po 3-2 fitoi edhe Elbasani, që mundi në fushën e tij Vllazninë (29-27, 29-27, 12-25, 30-32, 15-8), një ndeshje që dhuroi shumë emocione në parket.
Superliga-Meshkuj, java e 10-të
Partizani – Teuta, 3-0
Studenti – Farka Volley, 3-0
Skënderbeu – Erzeni, 3-2
Elbasani – Vllaznia, 3-2
Tirana (pushim)
Renditja: Tirana 23 pikë, Partizani 22 pikë, Erzeni 22 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Elbasani 10 pikë, Studenti 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Teuta 8 pikë, Farka Volley 0 pikë.