Tirana fitoi sot në mbrëmje 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu, që udhëheq e vetme kampionatin me 26 pikë, shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Ndeshja nisi më mirë për shkodranët, që fituan 25-20 setin e parë. Më pas është Tirana që dominon në fushë, duke fituar pa shumë probleme tri setet e tjera: 25-20, 25-14 e 25-18. Tirana ende nuk ka asnjë humbje këtë sezon në kampionat.
Po 3-1 fitoi edhe Teuta, që në Durrës mundi Studentin, duke e parakaluar në renditje. Durrsakët fituan 30-28 setin e parë, ndërkohë që po në pikët shtesë fiton edhe Studenti setin e dytë, 28-26. Mjaft e bukur loja edhe në dy setet e tjera, fituar nga Teuta 25-21 e 27-25, duke marrë tri pikë të rëndësishme për renditje e play off.
Superliga-Meshkuj, java e 11-të
Teuta – Studenti, 3-1
Vllaznia – Tirana, 1-3
Farka Volley – Skënderbeu, 5 shkurt
Erzeni – Elbasani, 5 shkurt
Partizani (Pushim)
Renditja: Tirana 26 pikë, Partizani 22 pikë, Erzeni 22 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Teuta 11 pikë, Elbasani 10 pikë, Studenti 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Farka Volley 0 pikë.