Janë luajtur dy takimet e fundit të javës së 8-të të Superligës në volejboll për femra. Skuadra e Skënderbeut, kryesuese e kampionatit, fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Apolonisë jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga volejbollistet korçare, që mposhtën fieraket brenda 60 minutave lojë (25-10, 25-9, 25-10).
Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mposhti në Vlorë skuadrën e Flamurtarit (25-22, 25-6, 25-8). Me përjashtim të setit të parë, që pati rivalitet, dy setet e tjera ishin një formalitet për kampionet e Shqipërisë. Të kuqtë janë ende në vendin e pestë, por tashmë i janë afruar shumë zonës play off.
Superliga-Femra, java e 8-të
Tirana – Lushnja, 3-0
Barleti Volley – Vllaznia, 3-0
Apolonia – Skënderbeu, 0-3
Flamurtari – Partizani, 0-3
Renditja: Skënderbeu 24 pikë, Tirana 18 pikë, Barleti Volley 18 pikë, Vllaznia 14 pikë, Partizani 13 pikë, Apolonia 6 pikë, Lushnja 3 pikë, Flamurtari 0 pikë.