Sot dhe nesër (8-9 shkurt) do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.
Kjo fazë do të luhet me system vajtje-ardhje dhe do të marrin pjesë 4 skuadrat më të mira, të kualifikuara pas ndeshjeve në grupe (meshkujt) dhe asaj çerekfinale (femrat).
Sfida që çel gjysmëfinalet është ajo mes Barleti Volley e Skënderbeu për femra, që do të luhet në kryeqytet.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër për femra është derbi Partizani-Tirana, që luhet të mërkurën. Po të mërkurën do të luhen edhe ndeshjet e para gjysmëfinale për meshkuj: Skënderbeu-Erzeni dhe derbi Partizani-Tirana. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 15 shkurt.
Gjysmëfinale-Femra
Barleti Volley – Skënderbeu, 17:00
Partizani – Tirana, 9 shkurt
Skënderbeu – Barleti Volley, 15 shkurt
Tirana – Partizani, 15 shkurt
Gjysmëfinale-Meshkuj
Skënderbeu – Erzeni, 9 shkurt
Partizani – Tirana, 9 shkurt
Erzeni – Skënderbeu, 15 shkurt
Tirana – Partizani, 15 shkurt