Fer Volley mezi ka fituar me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Fushës Kosovës, në kuadër të Superligës A në volejboll (femrat).
Edon Ibrahimi, kryetrajner i Fer Volleyt, arsyeton fitoren e vështirë.
''Realisht klubi jonë në këtë ndeshje vinte me tri mungesa kryesore; pasuesja Blinera Jaha e lënduar, Rinesa Hasani e lënduar, Dadmara Navarro probleme me dokumentacion.
Por, gjithsesi, klubi filloi mjaft mirë por po na përcjell fati i keq sikur edhe sezonin e kaluar. Ndeshja e parë dhe lëndohet lojtarja kryesore Kayla Williams.
U desh një mobilizim i tërë ekipit dhe angazhimi i lojtareve të lënduara ne setin e pestë për te fituar këtë takim.
Gjithsesi, urojmë kundërshtarin për ndeshjen e zhvilluar. Objektivat e klubit dihen tashmë por me këtë lëndim duhet të shohim sa serioze është situata dhe pastaj të flasim për gjërat e tjera”, tha Ibrahimi për faqen e FVK-së.