Volejbollistët e Ferizajt shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Skënderbeut, në kuadër të Superligës A të Kosovës (meshkujt).
Djelmoshat ferizajas dëshmuan lojë më të mirë në të tre setet duke arritur pikë të plota.
Arif Elezi, trajneri i Ferizajt, është i lumtur për fitoren, duke deklaruar për faqen e FVK-së:
'Përkundër faktit që kemi qenë vonë me fazën përgatitore, jemi mundu që ta komponojmë ekipin sa më mirë dhe e kemi pritur këtë rezultat.
Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin dhe lojën, gjithashtu edhe me prurjet e reja që ka bëre ekipi. Në ndeshjet e radhës presim më shumë nga lojtarët tanë.
Objektivët tanë janë të qartë, titulli i kampionit dhe fitimi i Kupës”.