Drita nga Gjilani është prej ekipeve më të mira në vitet e pasluftës.
Vashat e Dritës po e dominojnë kampionatin dhe janë favorite për të fituar titullin e kampiones.
Lorik Ilazi, kryetrajner, po i thyen të gjitha rekordet në sportin skofiar në konkurrencën e femrave.
Drita e vitit 1997: Ulur nga e majta: Ariana Sherifi, Kadrije Tosuni, Ganimete Gërbovci, Donika Gashi dhe Fitorja.
Në këmbë nga e majta: Ibadete Keka, Qitabije Huruglica, Mimoza Shkodra, Brestofci, Shemsije Aliu, Lumnije Huruglica dhe Adelina
Ai me Dritën deri me tash 5 herë ka fituar titullin në vitet e pasluftës.
Lorik Ilazi e thotë hapur se Drita e sotme është një ekip më shumë cilësi se ajo e vitit 1997. Ai e ka shpjeguar edhe pse është më me shumë cilësi.
“Volejbolli ne vitin 1997 dhe tani ka shume ndryshim.
Ne vitin 1997 është punuar 2 herë dhe maksimumi 3 herë në jave, kurse tani punohet 8-10 herë në javë.
Kjo gjeneratë 1997 ka qenë më shumë talente dhe lojtare cilësore por për atë kohë!
Tani gjenerata e re ka super lojtare të talentuara dhe shumë prurje nga vendet tjera që e bënë Dritën një ekip më shumë cilësi", thotë Ilazi për gazetën "Bota sot".
Drita ka fituar 18 trofe me Lorik Ilazin
Kampion:
2020/2021
2018/2019
2017/2018
2016/2017
2015/2016
Kupa e Kosoves
2020
2017
2016
2015
2014
Kupa e FVK
2018
2017
2016
2015
Superkupa
2021
2019
2018
2015