Skuadra e Partizanit në volejboll për meshkuj ka afruar në radhët e saj 4 lojtarë afrikanë.
Ata janë federuar dhe kanë nisur të aktivizohen me skuadrën e “kuqe” në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Melly Brain Kipkirui, 24 vjeçar nga Kenia që luan pasues; Angiro Nespal Gideon, 22 vjeç nga Uganda që luan si shuter; Oforah Izuchukwu, 20 vjeç nga Nigeria, që luan si shuter dhe diagonalist; Ozokoye Pascal Geoffrey, 18 vjeç nga Nigeria, që luan qendër.
Katër përforcime që konsiderohen të rëndësishme për skuadrën e trajnerit Ylli Tomorri, që synon titullin kampion këtë sezon, pasi në Kupë skuadra kryeqytetase u eliminua.