Skënderbeu nga Korça zbarkon në qytetin e Ferizajt, klub që nesër do të përballet me Fer Volley-n nga Ferizaj, në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll.
Vashat ferizajase janë mirë të përgatitura dhe mezi e presin sfidën e nesërme e cila luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit “Bill Clinnton”.
Kryetrajneri i Fer Volley--t, Edon Ibrahimi, tha se në asnjë formë i frikësohet skuadrës nga Shqipëria por e ka më së të qartë qe tash e 12 ndeshje nuk njeh humbje rivalja.
Megjithatë Ibrahimi ka formulën e lojës se si t’i kundërvihet Skënderbeut.
“Besoj se do të jetë takim interesant, nuk kemi edhe shumë njohur, i kemi shikuar disa ndeshje dhe po mundohemi t’i analizojmë.
Ajo që dijmë është se janë të pamposhtur në më shumë se 12 ndeshje.
Pikat tona më të forta besoj se është mbrojtja e hekurt si dhe sulmi i shpejt”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”,