Ka nisur java e 10-të e Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur dy nga katër takimet e programuara.
Skuadra kampione e Partizanit fitoi 3-0 ndaj Lushnjës në shtëpinë e kësaj të fundit (25-18, 26-24, 25-14), një ndeshje në shumicën e kohës e domninuar nga kryeqytetaset. Vetëm seti i dytë pati rivalitet, ndërsa dy të tjerët u dominuan nga vajzat e Partizanit.
Pa probleme fiton edhe Barleti Volley, që mposhti në Vlorë 3-0 Flamurtarin vendës (25-14, 25-12, 25-18). Ndeshje në sens unik, e dominuar nga barletaset, që marrin tri pikë të rëndësishme, që e ngjisin në vendin e dytë, bashkë me Tiranën.
Superliga-Femra, java e 10-të
Lushnja – Partizani, 0-3
Flamurtari – Barleti Volley, 0-3
Skënderbeu – Vllaznia, 22
Apolonia – Tirana, 23
Renditja: Skënderbeu 27 pikë, Tirana 21 pikë, Barleti Volley 21 pikë, Vllaznia 17 pikë, Partizani 16 pikë, Lushnja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.