Është mbyllur java e 10-të e Superligës në volejboll për femra.
Ekipi i Skënderbeut mbetet i pamposhtur në kampionat, pas fitores 3-0 që korçaret arritën ndaj Vllaznisë në Korçë. Ndeshje e dominuar nga vajzat e Skënderbeut, që patën epërsi në të trija setet (25-19, 25-16, 25-15). Falë këtij triumfi, korçaret ruajnë epërsinë prej 6 pikësh ndaj Tiranës.
Bardheblutë fituan sot 3-0 ndaj Apolonisë jashtë fushe (25-14, 25-6, 25-9), një ndeshje që u kthye në një stërvitore për vajzat kryeqytetase. Fieraket nuk arritën të rivalizojnë, duke qëndruar në vendet e fundit të renditje, ndërsa Tirana konsolidon vendin e dytë në renditje.
Superliga-Femra, java e 10-të
Lushnja – Partizani, 0-3
Flamurtari – Barleti Volley, 0-3
Skënderbeu – Vllaznia, 3-0
Apolonia – Tirana, 0-3
Renditja: Skënderbeu 30 pikë, Tirana 24 pikë, Barleti Volley 21 pikë, Vllaznia 17 pikë, Partizani 16 pikë, Lushnja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.