Këtë vikend, respektivisht më datat 26 dhe 27 shkurt, Superliga A e volejbollit kosovar rikthehet me vetëm dy ndeshje, të vlefshme këto për xhiron e tretë të sezonit të ri 2021/22.
Në kuadër të kategorisë së meshkujve, Luboteni do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Golden Eagle Theranda, kurse te femrat, Fushë Kosova është mysafire e M. Technologie.
Arsyeja që në programin e këtij vikendi do të jenë vetëm dy ndeshje është se ekipet e tjera do të jenë pjesëmarrëse në Ligën “Gjergj Kastrioti”.
Përballjet e e ekipeve pjesëmarrëse në këtë ligë do të shtyhen për datën 2 eventualisht 3 mars, dhe në rast të kualifikimit në finale, atëherë ndeshjet e kësaj xhiro do ti zhvillojnë me datë 9 dhe 10 mars.