Fitojnë Vllaznia e Partizani

Volejboll

Fitojnë Vllaznia e Partizani

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:46
Fitojnë Vllaznia e Partizani

Ka startuar java e 11-të e Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur dy takimet e para (sfidat e tjera janë shtyrë për datën 9 mars). Në fushë kanë zbritur Vllaznia e Partizani, të dyja fituese, ndërkohë që duelojnë mes tyre për vendin e katërt dhe të fundit që të çon në gjysmëfinalet play off.

Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Lushnjës në Shkodër (25-19, 25-21, 25-17), një ndeshje në përgjithësi e bukur, me vendaset që shkëputeshin gradualisht nga pika në pikë. Po 3-0 fitoi edhe Partizani, që mundi në kryeqytet Apoloninë (25-11, 25-15, 25-11). Një ndeshje që ishte një formalitet për të “kuqtë”.

Superliga-Femra, java e 11-të

Vllaznia – Lushnja, 3-0

Partizani – Apolonia, 3-0

Flamurtari – Tirana, 9 mars

Barleti Volley – Skënderbeu, 9 mars

Renditja: Skënderbeu 30 pikë, Tirana 24 pikë, Barleti Volley 21 pikë, Vllanzia 20 pikë, Partizani 19 pikë, Lushnja 6 pikë, apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat