Në një atmosferë sportive (mbi 500 shikues) në palestrën në Korçë, Skënderbeu tregon fuqinë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 (25:14, 25:11, 22:25, 25:5) Fer Volleyn nga Ferizaj, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës “Gjergj Kastrioti’ në volejboll (femrat).
Në setin e parë dhe të dytë vendaset ishin më të mira duke fituar me 25:14 përkatësisht 25:11.
Në setin e tretë vashat ferizajase treguan lojë më të mirë dhe e fituan me 25:22.
Mirëpo, në setin e katërt shkoi gjithçka në mbizotërim të Skënderbeut, duke avancuar me 10:1, 15:1, 18:2, fituan me 25:5 e rezultat të përgjithshëm 3:1.
Fer Volley e ka pësuar 3:1 nga Skenderbeu dhe, pavarësisht se vashat ferizajase kishin triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 3:2, është skuadra nga Korça që vazhdon tutje për shkak të fitores më të thellë në përballjen e dytë.