Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj reagon ashpër me lidhjen me atë çka ka ndodhur në palestrën e sportit në Korçë.
Skënderbeu e fitoi takimin me rezultat 3:1 ndaj Fer Volley, në takimin e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll.
“Krenar me këtë skuadër. Të dëshpëruar totalisht…
Rezultati ishte gjëja e fundit që u mendua sonte.
Arritëm dje ne ora 13:40, mikpritja 0, nuk zbatuan as një pjesë të marrëveshjes si fillim na ndërruan hotelin pika e dytë nuk na shtruan drekë edhe pse udhëtuam 300 km dhe marrëveshja ishte e tillë.
Hoteli ku ne u vendosem vetëm hotel nuk mund të quhej, jo ngrohje, jo ujë, jo ushqim i mirë, jo internet sikur kjo te mos mjaftonte mbrëmë muzikë live vetëm për të penguar qetësin gjë që definitivisht nuk e kishim menduar se do arrinte deri këtu.
Sot u detyruam ta lëshojmë hotelin në mëngjes pasi kushtet ishin të tmerrshme, në analizë e sipër kapëm në flagrancë njerëz të cilit incizoni çdo bisedë tonën kjo pa dyshim është e turpshme, u ankuam në federatë me video me gjitha provat tona kaq kishim mundësi.
Të ofenduar nga pika e parë e deri ne pikën e fundit kjo është ajo që ne morëm sot, realisht nuk e dinim a po luanim në Beograd apo në Korçë, të sulmuar me shishe gjatë ndeshjes referimi lë shumë për të dëshiruar por nuk i fajësojmë pasi edhe ata u sulmuan në setin e 3 të, gjithsesi kulmi arriti kur tifozët në kor këndojnë KOSOVË KOSOVË SHKO Q**** SE KETU NUK KE PËR TË FITU ………!
Do kishim kuptuar të ofendohej klubi por të ofendosh një shtet qe para një jave në shenjë nderimi ju kënduam himnin kombëtarë, i pritëm me konferencë i nderuan me mundësit tona. Definitivisht nëse ka dikush që krenohet me këtë fitore turp u qoftë.
Presim reagim edhe nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe ajo e Kosovës, Pasi kjo ligë duhet të ishte vëllazërore por realisht na doli armiqësore”, reagon KV Fer Volley.