Volejbolli po shkon në mënyrën më të mirë dhe po synon që të rritet edhe në nivelin evropian!
Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka disa objektiva para vetes, por në radhë të parë fokusin e ka se si të organizojë kualifikueset e Kampionatit Evropian U-19 për femra dhe U-22 për meshkuj, që do të mbahen në Kosovë.
Gjinovci thotë se volejbolli po frymon ndryshe dhe beson e shpreson se shumë shpejt do të jetë në nivelet e merituara evropiane.
“Volejbolli sot po frymon më ndryshe.
Për çdo dite po i shohim nga afër gjeneratat e reja që janë duke ardhur dhe këtyre gjeneratave tani do t’i bashkohen disa emra që tani do të jenë pjesë e Kombëtares tonë, qe kanë luajtur dhe po luajnë në shtete të ndryshme.
Besoj që shumë shpejt do të transformohemi dhe do të jem pjesë e nivelit Evropian”, - thotë Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.