Volejbollistet e Fer Volley nga Ferizaj, Gresa Raçi, kapitenja Valmira Ramadani e Rinesa Hasani, me bashkëlojtare përgatiten me intensitet të shtuar, me synime të qarta, të luftojnë për trofe.
Treshja Gresa, Valmira e Rinesa, zotohen se me lojëra cilësore do t’i sjellin ekipit titullin e parë të kampionit të Kosovës.
Pas trofeut të Kupës së Federatës, ato synojnë edhe suksesin e radhës.
Fer Volley aktualisht renditet në vend të dytë me 32 pikë, 4 me pak se liderja Drita.
Në taborin ferizajase punohet me përkushtim në një atmosferë të shkëlqyeshme, ku të gjithë luftojnë për një e një për të gjithë.
Kryetrajneri Edon Ibrahimi është i kënaqur me punën dhe atmosferën në klub.