Janë luajtur dy nga katër takimet e javës së 16-të të Superligës në volejboll për meshkuj.
Tirana mbron kreun e renditjes, pas fitores 3-0 (25-8, 25-9, 25-14) arritur ndaj Studentit në derbin kryeqytetas. Takimi u dominua nga bardheblutë, që patën epërsi në të trija setet.
Të njëjtin ritëm ruan edhe Erzeni, që mposhti 3-0 (25-9, 25-17, 25-17) Teutën në derbin durrsak. Shijakasit ngjiten përkohësisht në vendin e dytë dhe ndodhen një pikë pas Tiranës.
Superliga-Meshkuj, java e 16-të
Erzeni – Teuta, 3-0
Tirana – Studenti, 3-0
Elbasani – Skënderbeu, 19 mars
Vllaznia – Partizani, 19 mars
Farka Volley (pushim)
Renditja: Tirana 37 pikë, Erzeni 36 pikë, Partizani 33 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Elbasani 16 pikë, Vllaznia 16 pikë, Studenti 13 pikë, Teuta 12 pikë, Farka Volley 0 pikë.