Pas përfundimit të sezonit të rregullt (14 javë kampionat) në volejboll për femra, janë përcaktuar skuadrat që do të vijojnë më tej garën për titullin kampion në Superligë. Skënderbeu i vendit të parë dhe Tirana e vendit të dytë kualifikohen direkt për në fazën gjysmëfinale.
Ndërsa ekipet e renditura në vendet 3-6 do të luajnë në fazën çerekfinale të play off-it. Në bazë të renditjes së skuadrave janë përcaktuar edhe çiftet e kësaj faze: Barleti Volley-Lushnja e Partizani-Vllaznia.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 23 mars dhe ato të kthimit më 27 mars.
Çerekfinale-Play off, Femra
23 mars, Partizani – Vllaznia (16:30)
23 mars, Barleti Volley – Lushnja (17:00)
27 mars, Vllaznia – Partizani
27 mars, Lushnja – Barleti Volley