Partizani dhe Barleti Volley kanë fituar në sfidat e para çerekfinale të play off-it në volejboll për femra, duke hedhur një hap më tej drejt fazës gjysmëfinale. Në gjysmëfinale të kualifikuara direkt pas sezonit të rregullt janë Skënderbeu e Tirana.
Partizani kampion mundi 3-1 Vllazninë në “Asllan Rusi”. Një ndeshje që nisi më mirë për mikeshat nga Shkodra, që fituan 25-22 setin e parë. Më pas loja është nën diktatin e ekipit kryeqytetas, që fitoi 25-21, 25-15 e 25-15 tri setet e tjera.
Më e lehtë fitorja e Barleti Volley, që në kryeqytet mundi 3-0 Lushnjën (25-19, 25-18, 25-18), duke u hakmarrë për humbjen e një jave më parë në kampionat. Ndeshje e dominuar nga barletaset, që patën epërsi në të trija setet dhe merituan fitoren.
Çerekfinale-Play off, Femra
Partizani – Vllaznia, 3-1
Barleti Volley – Lushnja, 3-0
27 mars, Vllaznia – Partizani
27 mars, Lushnja – Barleti Volley