Ka nisur java e 17-të dhe e parafundit e sezonit të rregullt të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani, falë fitores 3-2 ndaj Erzenit në kryeqytet, ka marrë kreun e renditjes. Një sfidë që vuri përballë dy nga ekipet më të mira të sezonit, që dhuruan një ndeshje me emocione.
Shijakasit dolën dy herë në epërsi, duke fituar 28-26 setin e parë e 25-19 setin e tretë. Ndërsa Partizani rikupeori dy herë, duke barazpeshuar shifrat në dy raste, në setin e dytë (25-20) dhe atë të katërt (25-23). Në setin final, kryeqytetasit dominojnë në fushë e fitojnë 15-10.
Fitore të rëndësishme për zonën play off korri Vllaznia, që mundi në kryeqytet 3-0 Studentin (25-20, 25-18, 25-15). Ndeshje e dominuar e fituar me lehtësi nga shkodranët. Po 3-0 fitoi edhe Teuta, që në Durrës mundi Farka Volley (25-14, 25-16, 25-14), që renditet e fundit pa asnjë pikë.
Superliga-Meshkuj, java 17-të
Teuta – Farka Volley, 3-0
Partizani – Erzeni, 3-2
Studenti – Vllaznia, 0-3
Skënderbeu – Tirana, 26 mars
Elbasani (pushim)
Renditja: Partizani 38 pikë, Tirana 37 pikë, Erzeni 37 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Elbasani 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Teuta 15 pikë, Studenti 13 pikë, Farka Volley 0 pikë.