Volejbollistët e skuadrës shqiptare, Shkëndija nga Tetova, nuk ia dolën në përballje me Strumicën, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut (meshkujt).
Strumica ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj kuqezinjve.
Skuadra nga Strumica luajti me përqendrim maksimal në të tre setet dhe në asnjë moment nuk i dha mundësinë Shkëndijes që të shpresonte në një befasi. Tetovarët në dy setet e para fituan 18 pikë, ndërsa në të tretin nuk e kaluan kufirin prej 12.
Strumica në finalen e së dielës do të tentojë të arrijë trofeun e tetë të kupës në dekadën e fundit.
Shkëndija- Strumica 0:3 (18:25, 18:25, 12:25)
Shkëndija: Jelashkoviq, Semi, Osmani, G. Vela, Abazi, I. Vela. Zenoviq, Hamza, Kadriu, Baftijari, Andonov, Medenica.
Strumica: Grchev, Richliev, Mihailov, Ben Taleb, Nakov, Meireles, V. Milev, Zlobin, J. Milev, Grkovski, Magleshev, Trajkov.