Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, tregoi paraqitje premtuese dhe të fuqishme në humbjen kundër Estonisë sonte, në kuadër të Grupit I, kualifikues për Kampionatin Evropian, me rezultat 3:2 (25-17, 21-25, 23-25, 25-19, 15-6).
Vashat 'Dardane' ishin spektakolare në setin e dytë dhe të tretë, duke arritur të përmbysin disavantazhin nga 1-0 në 2-1 , por në fund u desh të pajtohen me rezultatin.
Ekipi duket në formë të mirë dhe i komponuar në mënyrë brilante, falë punës impresive që po bën selektori, Lorik Ilazi, dhe stafi i tij.
Kosova luftoi deri në pikën e fundit, por e pafat në këtë sfidë.
Turqia mposht Hungarinë, 3:0 (25-17,27-25, 25-21) në ndeshjen e parë të Grupit I, kualifikues për Kampionatin Evropian, në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit.